Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, vihet në pranga 37-vjeçari në Fier

schedule08:55 - 21 Maj, 2020

schedule 08:55 - 21 Maj, 2020

Në Fier është vënë në pranga një 37-vjeçar pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara disa fidanë kanabis.

Njoftohet se në pranga është vënë Y. Sh.,  banues në Kurjan, Roskovec ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij D.Sh., 39 vjeç. Policia e ka zbuluar rastin gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan.

Kujtojmë këtu, se arrestime për kultivim kanabisi janë bërë ditën e sotme edhe në dy fshatra të Tepelenës ku në pranga u vunë tre persona.

Lexo edhe: U kapën me sasi kanabisi gati për t’u mbjellë, vihen në pranga tre persona në Tepelenë

Njoftimi:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!