Kishte luajtur vetëm 3 herë në jetë, gruaja fiton çmimin “marramendës” të lotarisë

schedule15:56 - 31 Maj, 2023

schedule 15:56 - 31 Maj, 2023

Një grua nga Karolina e Veriut, vëllai i së cilës e inkurajoi të provonte lojën e lotarisë Cash 5, fitoi një çmim të parë prej 216,817 dollarësh.

Aurelia Heiple nga Kinston u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se ajo bleu biletën e saj në Kinston dhe u kthye disa ditë më vonë për të kontrolluar rezultatet.

Kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh, Heiple tha se një festë shpërtheu në dyqan.

“Unë po bërtisja dhe po kërceja,” kujtoi Heiple. “Të gjithë më duartrokisnin dhe më uronin”.

Më tej, Aurelia tregoi: “Unë kurrë nuk kam luajtur Cash 5 derisa vëllai im më bëri të luaja. Kjo ishte vetëm hera e tretë që kam luajtur ndonjëherë në jetë një lotari”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!