Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi është kapur me kokainë. Mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
36-vjeçari me iniciale Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u arrestua në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, teksa vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.
Për t’i shpëtuar kontrollit policor, ai e kishte fshehur drogën në trup.
Pas kontrollit të Policisë iu gjetën në trupin e tij 50.64 gr kokainë. /abcnews/al

