Kishin përshtatur lokalin për përdorimin e lojërave të fatit, pranga pronarit dhe kamerierit në Lushnjë

schedule12:29 - 15 Shtator, 2024

schedule 12:29 - 15 Shtator, 2024

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionet “Tempulli” u arrestuan shtetasi 23 vjeç, i cili është pronari i lokalit dhe shtetasi 21 vjeç, i cili punonte si kamerier.

Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojërave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!