U kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë kanabisi, arrestohen dy persona në Librazhd.
Policia e Librazhdit asgjësoi fidanët, si dhe sekuestrohen automjeti me të cilin autorët shkonin në këtë zonë, dhe 3 celularë.
“Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë”, njofton policia.
Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.


