Kisha që u rindërtua nga myslimanët/ Kurbin, objekti i kultit u ngrit 7 shekuj më parë

schedule20:24 - 14 Tetor, 2023

schedule 20:24 - 14 Tetor, 2023

Mali i Bardhë në Kurbin është një prej fshatrave ku dëshmohet bashkëjetesa dhe harmonia fetare, vlerë që e ka dalluar Shqipërinë ndër shekuj.

Aty ndodhet një prej objekteve më të vjetra të kultit, Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar afro 7 shekuj me parë, që i ka afruar më tepër myslimanë dhe të krishterë.

Rindërtimi i kishës disa vite më parë u bë me kontributin e myslimanëve që përbëjnë mbi 90% të banorëve të fshatit.

Ata thonë se janë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira.

I kanë lënë mënjanë dallimet e besimit e shprehen se janë të një gjaku.

Çdo fillim vjeshte në kishën shekullore vijnë pelegrinë nga vende të ndryshme.

Ritet fetare i kryejnë edhe banorë të fshatit, myslymanë dhe të krishterë.

Mali i Bardhë, emrin nuk e ka marrë për shkak se dominohet apo ngrihet mes gurësh të bardhë. Banorët tregojnë se ky emër ka mbetur, pasi fshati ka patur gjithmonë në themel mikëpritjen e rrallë, bujarinë e besën, që siç ata thonë, ja ka zbardhur faqen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!