“Kisha Ortodokse shqiptare, e lidhur me shtetin grek”, At Nikolla Xhufka: Para pak ditësh një gjeneral grek dekoroi në katedralen e Tiranës…

schedule21:39 - 25 Qershor, 2024

schedule 21:39 - 25 Qershor, 2024

At Nikolla Xhufka thotë se Kisha Ortodokse shqiptare është e lidhur me shtetin grek. Këtë akuzë ai e ngriti gjatë diskutimit në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji. Një detaj që sipas tij e fakton këtë është edhe një dekorim nga një gjeneral grek për kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“E gjithë kjo është një lojë e madhe politike. Nëse flasim të vërtetën kryepeshkopi Anastas Janullatos është i vetmi teolog që është vlerësuar nga të gjitha kishat e botës si teologu më i madh që është gjallë sot. Ne thjesht dëshirojmë që në vendin tonë të kemi një shqiptar.

E vërteta është kjo, Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare i mungon thellësisht mbështetja shpirtërore dhe fizike e shtetit shqiptar. Dëshirojmë ose jo Kisha Ortodokse është e lidhur ngushtë me shtetin, në Shqipëri me shtetin shqiptar, në Greqi me shtetin grek. Fatkeqësisht Kisha Ortodokse shqiptare është e lidhur me shtetin grek. Vetëm para pak ditësh, gjenerali i ushtrisë greke vjen dhe dekoron në katedralen e Tiranës kryepeshkopin Janullatos.”, tha At Nikolla Xhufka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!