Këtë vit në Durrës, si asnjëherë tjetër nuk do të hidhet kryqi në ujë. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se për shkak të pandemisë së koronavirusit kisha Ortodokse ka marrë vendimin që të mos organizojë ceremoninë e Ditës së Ujit të Bekuar, që konsiston me hedhjen e kryqit në ujë.
Kjo ceremoni është traditë të organizohet në detin Adriatik, pranë portit të qytetit. Ndërkohë, autoritet e kishës Ortodokse kanë njoftuar vetëm për një ceremoni meshë që do ë mbahet në kishën e shën Astit dhe Shën Pavlit.
Dita e 6 janarit, është shumë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë, pasi simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar”. Kjo festë është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun si dhe për jetën e botën e tij. Shenjtërimi i ujit vërtetohet sot nga të krishterët, të cilët në çdo 6 janar mbushin ujë të bekuar, i cili qëndron i freskët deri në 6 janarin e vitit tjetër. g.v/abcnews.al