“Kisha miqësi të madhe me Ibrën, ishte Milan madhështor. Kam vetëm një peng”

schedule20:57 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 20:57 - 6 Dhjetor, 2020

Benevento e mbylli në barazim 0-0 takimin jashtë fushe ndaj Parmës. Pikë e rëndësishme për objektivin mbijetesë dhe rezultati i tretë radhazi pa humbje në Serie A për “Shtrigat”.

Trajneri i skuadrës së ardhur nga Serie B, Pippo Inzaghi vlerëson lojën e djemve dhe ndalet te Zlatan Ibrahimovic, ish-shok skuadre te Milani, në deklaratën e dhënë për Sky Sport.

Zlatan është një tip shumë kërkues dhe mua më pëlqejnë lojtarët që karikojnë, udhëheqin, marrin përpara skuadrën dhe stërviten me seriozitet. Ibra është një futbollist që i fiton i vetëm ndeshjet.

Ishim shumë miq kur luanim te Milani, të dy donim me çdo kusht të luanim përkrah njëri-tjetrit. Kam vetëm një peng. Jam dëmtuar shumë atë periudhë dhe ndjej keqardhje që kam luajtur aq pak me Ibrahimovic.

Kush ‘vuante’ më shumë prej tij? Të gjithë (qesh). Por unë i thoja të mos më çante kokën dhe e bëja të kuptonte peshën e rëndësinë e viteve që kisha kaluar te Milani. Ai Milan ishte një skuadër madhështore“, deklaron ish-sulmuesi i famshëm italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!