Një vullnetar i cili zgjodhi të provonte vaksinën e Oxford AstraZeneca ka treguar se ai kishte ethe, të dridhura, dhimbje koke dhe lodhje, 14 orë pas vaksinimit.
AstraZeneca njoftoi të martën se studimet e vaksinës ishin ndërprerë pasi një prej personave të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar raportoi efekte anësore.
“Unë u zgjova rreth orës 2 të mëngjesit dhe kisha të dridhura, por kisha një temperaturë mbi 39C,” tha ai duke kërkuar të mos përmendej me emër, raporton abcnews.al.
Ai tha se donte vetëm të flinte pasi ndihej i lodhur. Pacienti u shpreh se simptomat më të rënda ishin zhdukur kur ai u zgjua ditën e tretë pas marrjes së vaksinës, por efektet anësore vazhduan.
Vullnetari tha se duhej të bënte tjetër injeksion përforcuese të hënën, por një natë përpara ai mori një email nga menaxheri i projektit që anulonte takimin.
“Meqenëse është identifikuar një sëmundje në një vullnetar që mund të ketë lidhje ose jo me vaksinën, ne po shtyjmë atë derisa të kemi më shumë informacion”, thuhej në e-mail./m.v abcnews.al