Kisha e “Shën Gjergjit” në Strum të Roskovecit, gati projekti për të restauruar kishën

schedule15:27 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 25 Korrik, 2024

Struktura e një prej monumenteve të kulturës më të bukura në jug është duke u shembur, kjo është kisha e Shën Gjergjit në Strumë.

Kisha shekullore e zonën e Rroskovecit i ka humbur përgjithmonë afresket e rralla. Me autorësinë e vëllezërve Çetiri, ikonat murale e bënë këtë kishë, të njohur për veçantinë e saj.

“Kjo ka qenë kisha me e bukur e jugut të vendit”.

Shpëtoi nga vala e shembjeve të objekteve fetare në diktaturë gjatë vitit 1967, dhe më vonë fitoi statusin e monumentit të kulturës. Për dekada shërbeu si depo drithërash, por ikonat murale nuk pësuan dëmtime të rënda.

Afresket u zbehën gradualisht. Megjithatë deri në vitin 2019 brenda mureve të kishës, shquheshin ende pesë figura shenjtorësh.

Shirat e dimrit të atij viti shkaktuan shembjen e çatisë duke ekspozuar  afresket ndaj kushteve klimaterike. Këto janë pamjet e fundit që tregojnë çatinë e padëmtuar.

Banorët e zonës kujtojnë me nostalgji kishën dikurshme, ndërkohë që kërkojnë që kisha të rehabilitohet.

Sinkron banoret kur tregojnë si e mbajnë mend kishën dhe se si është gjendja sot

Projekti i rehabilitimit të kishës është gati, ndërsa mungon vetëm financimi.

Në pritje për një restaurim të plotë është i pavizitueshëm për turistët, por besimtarët vazhdojnë ta frekuentojnë si vend i shenjtë.

Ndërtesa daton në vitin 1972. Ka një arkitekturë unike të stilit postbizantin. Kambanorja 7 metra e lartë, është rindërtuar në vitin 1935. Me gjatësi 10 metra dhe lartësi 3.5 metra kisha së bashku me dy paraklise dhe një pjesë të murit rrethues, mund të shndërrohet në një vend turistik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!