Labova e Kryqit është një fshat 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. I njohur që në lashtësi prej kishën që identifikohej nga një kryq më shumë se 1.500 vjeçar, i cili u grabit në vitin 1988.
Kujdestari që luan rolin e ciceronit dhe roja janë caktuar nga besimtarët e fshatit. Sipas tyre institucionet duhet të kujdesen më shumë për këtë kishën që zyrtarisht mendohet se i përket shekullit të XIII.
Ikonostasi nuk mbahet mend të jetë pastruar ndonjëherë.
“Ai nuk është pastruar ndonjëherë s’është vënë dorë asnjëherë. Të vijnë ata të monumenteve ta bëjnë pastrimin. Kemi vënë dhe një roje me të ardhurat e kishës. Ata të shtetit vijnë njëherë në muaj”, ka thënë ai.
Ndërsa besojnë se nëse bëhen kërkime të tjera mund të zbulohen objekte të tjera të lashta.
“Kërkime duhet të vazhdojnë akoma parvjet u zbuluan këto ikona kur restauruam kishën”.
“Është dhe dera nga brenda, duhet të hapet dera. S’dihet se ç’ka aty poshtë se ka parë asnjë. Është degraduar qemeri thuhet se ka kocka dera duhet të hapet që të shikojmë çfarë ka. Të shohim ç’kocka ka. Duhet zbuluar ç’njerëz kanë qenë këtu që ne jemi pasardhës së tyre”,
Kisha ka rënë shpesh herë preh e grabitësve. Në të dy sistemet.
“Tani thonë Kishë e Labovës së kryqit pa kryq. Shkon po duhet ta pranojnë kryqi s’është më. U vodh kryqi origjinal në 1988-1989 ai nuk u gjet më. Ai që e vodhi u dënua. Ai që e mori më pas jo. Në 2007 janë vjedhur dhe ikona” , ka thënë ai.
Ndërkohë një tjetër banor thekson se në kohën e luftës së ‘97 e ka ruajtur për 7 muaj.
Besimtarët dikur e qarkullonin kryqin nëpër shtëpitë e besimtarëve. Sipas legjendës ai jepte sinjale shërimi apo largimi nga jetë për të sëmurët.
“Legjenda thotë që po kërciti kryqi i sëmuri shpëton po s’kërciti ikën në atë botë. Po ai u zhduk në ato vite e s’kemi ku ta gjemë”.
Kujdestari na tregon dhe historinë se si u ndërtua kjo kishë.
Sipas thënieve të është ndërtuar nga Justiniani I parë ka një mbishkrim tek dera 554, por është vlerësuar nga historianët që është e shekullit 13 po nga ikonat këtu del më e hershme. Justiniani mendohet se e ka ndërtuar për një Kostandin Laboviti që e kishte shpartarakun e tij të parë. Dhe për ndër të tij thuhet se ndërtoi”, ka thënë ai.
Kisha ka tre hyrje. Jo pa qëllim pasi numri tre njihet si numri i përsosmërisë. Sipas ortodoksëve simbolizon Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë./abncews.al