Kisha e Francës dëmshpërblen viktimat e abuzimit seksual

schedule12:25 - 9 Nëntor, 2021

schedule 12:25 - 9 Nëntor, 2021

Peshkopët katolikë francezë kanë rënë dakord të shesin një pjesë të pasurive të paluajtshme të Kishës për të kompensuar mijëra viktima të abuzimit seksual të fëmijëve. Zyrtarët e kishës kanë qenë nën presion të vazhdueshëm për të dëmshpërblyer viktimat pasi  një hetim historik konfirmoi abuzimin  seksual të të miturve nga priftërinjtë që nga vitet 1950 deri në 2020.

Peshkopët francezë u mblodhën të premten e kaluar në qytetin e famshëm të pelegrinazhit, Lurdes dhe pranuan përgjegjësinë institucionale të Kishës në agresionet seksuale ndaj mijëra të rinjve, por dhe përmasat sistematike të këtyre krimeve.

Komisioni për pedofilinë në Kishën franceze zbuloi shifra të bujshme për sa i përket dhunës seksuale në 70 vitet e fundit: 330 mijë viktima të mitur të dhunuar nga priftërinjtë por dhe personeli laik i kishës. Peshkopët vendosën gjithashtu dhe krijimin e një organizmi kombëtar që do të merret me çdo dëmshpërblim duke studiuar secilin rast.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!