“Kisha dyshime për Conten”, flet talenti që refuzoi Interin për Juventusin

schedule17:59 - 28 Maj, 2020

schedule 17:59 - 28 Maj, 2020

Blerja e re e Juventusit, Dejan Kulusevski, ka zbuluar se përse zgjodhi kalimin në Torino dhe refuzoi ofertën e Interit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, suedezi shpreh dyshimin e tij për trajnerin Antonio Conte, i cili ka qenë dhe arsyeja kryesore se pse ai nuk zgjodhi zikaltrit.

”Sarri është një trajner shumë i mirë. E kam njohur që kur drejtonte Chelsean dhe e di shumë mirë stilin e tij të lojës. Kjo është dhe arsyeja se pse kam zgjedhur Juven. Me Conten, gjithçka do të ishte ndryshe. Kjo pasi ndryshon shumë nga ana taktike. Prandaj kisha shumë dyshime për ofertën e Interit”, tregon Kulusevski.

20-vjeçari është në kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në përfundim të sezonit 2023/24. Ai numëron 26 paraqitje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar plot 7 asiste për shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al