Kirurgia humbi betejën me Covid-19, Voltana Ademi: Shëroi pacientët deri në fund të jetës

schedule18:45 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:45 - 5 Shtator, 2020

Kirurgia e njohur shkodrane Zyliha Kraja e cila u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e Covid-19 është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e cilësuar atë, përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë që kanë shëruar pacientët e tyre në kushte aspak të lehta.

Ajo veçon kontributin e saj pas daljes në pension në shërbim të pacientëve, ndërsa shton se kjo është humbje e madhe për të gjithë qytetin e Shkodrës.

“Lamtumirë doktoreshë Zyli! I është dhënë lamtumira e fundit Doktoreshë Zylit, kirurges me zemër të madhe dhe përkushtim të rrallë. Përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë, që në kushte aspak të lehta, shëruan pacientët e tyre pikë së pari me humanizmin e tyre dhe më pas me profesionalizimin e përkushtimin e spikatur.

Doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit të jetës, edhe pse kishte shumë vite që kishte mbushur moshën e pensionit.

Një humbje e madhe për bashkëshortin e saj, dramaturgun e përmasave ndërkombëtare Fadil Kraja, familjen e saj, kolegët, miqtë, Shkodrën dhe të gjithë ata, që falë Doktoreshë Zylit dhe punës së saj, janë sot shendetplotë.

Pushofsh në paqe Doktoreshë Zyli! Do të na mungosh të gjithëve!”, shkruan Ademi./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!