Është një e vërtetë e padiskutueshme që gruaja e përsosur nuk ekziston. Sidoqoftë, kirurgët plastikë kanë arritur të krijojnë “gruan ideale”, bazuar në standartet e kohës dhe kërkesat e klientëve. Me saktësinë matematikore të proporcioneve duke filluar nga vetullat deri te kyçet, studiuesit dolën me modelin ideal të bukurisë, i cili është një përzierje e tipareve të famshëm dhe rezultati është mjaft mbresëlënës.
Trupi perfekt kombinon elemente të 16 grave të famshme, përfshirë gjoksin e Rosie Huntington, belin e hollë të Jennifer Aniston, format trupore të Jennifer Lopez, krahët dhe këmbët e Gwyneth Paltrow. Megjithatë, sipas preferencave femërore fytyra e përsosur përbëhet dhe nga hunda Jennifer Lawrence, sytë e Beyonce, mjekra e Cameron Diaz dhe buzët e Angelina Jolie-së.
Duket se kirurgët plastikë përballen me sfida përtej imagjinatës, pasi klientët e tyre shpesh nuk duan një operacion estetik që do të përmirësojë deri diku pamjen e tyre, por kërkojnë një transformim të plotë. Sidoqoftë, edhe pse individualisht këto elemente janë vërtet unike, kombinimi i tyre është përçarës. Shkencëtarët mund të kenë hartuar modelin “ideal”, por gjetjet përfundimtare varen nga të gjithë. /abcnews.al