Kini vëmendjen! Kjo simptomë e fshehtë e kancerit shfaqet gjatë ngrënies

schedule10:28 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 10:28 - 13 Dhjetor, 2022

Ekzaminimet e rregullta gjinekologjike janë një nga metodat e parandalimit sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes ndryshon rezultatin e përgjithshëm.

Sipas frekuencës së të gjithë tumoreve malinje, kanceri ovarian është në vendin e pestë, ndërsa në vdekshmërinë totale të femrave është në vendin e parë. Kjo shpjegohet me zbulimin e vonshëm për shkak të simptomave jo specifike dhe përhapjen e shpejtë të qelizave malinje në të gjithë trupin, kështu që sëmundja zbulohet kryesisht në një fazë të avancuar.

Është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes në Britaninë e Madhe, dhe hulumtimet tregojnë se më shumë se katër mijë gra vdesin nga ajo çdo vit.

Megjithatë, zbulimi i hershëm mund të çojë në rezultate më të mira shëndetësore.  Ekspertët thonë se ka shenja të kancerit të vezoreve që mund t’i dalloni kur hani, raporton The Sun.

Është e qartë se duhet të reagojmë ndaj çdo ndryshimi në organizmin tonë, por ekspertët thonë se ekziston një simptomë e kancerit të vezoreve që shfaqet pikërisht gjatë ngrënies.

“Disa gra mund të vërejnë humbje të oreksit ose pamundësi për të përfunduar një vakt”, tha mjekja Stephanie Oi. Ajo gjithashtu pohon se humbja e papritur e peshës është një shenjë e kësaj sëmundjeje.

“Tregues të hershëm mund të jenë edhe dhimbjet në shpinë apo stomak, si dhe dhimbjet gjatë marrëdhënieve intime me partnerin. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni kancer ovarian, por duhet patjetër të flisni me mjekun tuaj”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!