Kini kujdes! Ju mendoni se po i joshni, por burrat i përbuzin këto gjëra

schedule09:35 - 28 Prill, 2022

schedule 09:35 - 28 Prill, 2022

Nuk ka rregulla specifike të joshjes. Por ka gjëra dhe sjellje që mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Sipas Anna Bay, e cila merret me këshilla për joshjen në kanalin e saj në YouTube, lëvizjet dhe shprehjet e fytyrës që gratë bëjnë në takime mund ta largojnë një burrë, pavarësisht nga pamja apo virtytet që ka.

Sipas saj, një numër i madh femrash bëjnë “gjeste seksuale”, si nga shakatë, ashtu edhe nga dëshira për të joshur një mashkull. Kjo përfshin nxjerrjen në pah të formave trupore. “Gjithçka që mbitheksohet duket marrëzi. Gjithashtu krijon një atmosferë të çuditshme, dhe meshkujve nuk u pëlqen“, pohon ajo.

Ajo shton se lëvizjet e pavetëdijshme janë një gjë krejt tjetër, krejt normale dhe nuk duhen ngatërruar me “koreografinë e praktikuar”. Burrat tërhiqen nga gratë që sillen si gra, jo si fëmijë, siç thotë ajo. Krahas kësaj, ajo këshillon që të mos shmangni shikimin direkt në sy, sepse duket sikur fshihni diçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!