Kinemaja “pioniere” kundër ministrisë ruse

schedule17:15 - 30 Korrik, 2019

schedule 17:15 - 30 Korrik, 2019

Një kinema në Moskë, një nga më të njohurat jo vetëm në Rusi, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të Ministrisë së Kulturës në vend për të ndaluar shfaqjen e një filmi-komedi për Stalinin.  

“Pioniere”, një kinema e njohur në kryeqytetin rus, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër censurimit dhe heqjes së të drejtës për transmetim në ekranin e madh të komedisë “Vdiq një Stalin, le të bëjmë një tjetër”, të regjizorit Armando Jannuçi.

Heqja e të drejtës së transmetimit, faktikisht ndaloi shfaqjen e filmit në Rusi. Gjithsesi kinemaja “Pioniere”, e njohur si një nga kinematë më të mira, e projektoi filmin në mënyrë klandestine dhe për këtë arsye u gjobit me katër mijë euro.

Zyra ligjore, e cila përfaqëson menaxherët e kinemasë, në një deklaratë për mediat shprehej se censurimi i filmit shkel të drejtat kushtetuese për shpërndarjen e informacioneve dhe lirinë e aktivitetit sipërmarrës.

Arsyeja e ndalimit të shfaqjes së filmit nga ana e ministrisë ruse të kulturës, fshihet pas presioneve të disa kineastëve rusë, të cilët pretendojnë se filmi tallej me historinë kombëtare ruse.

Apeli i kinemasë u refuzua në procesin e Shkallës së Parë, sepse sipas gjykatës ruse, nuk kishte të drejtë të kundërshtonte urdhër ndalimin për shfaqjen e filmit në fjalë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!