Kinema nga ballkonet e Madritit, spanjollët shikojnë filma në kohë karantine

schedule14:43 - 30 Prill, 2020

schedule 14:43 - 30 Prill, 2020

Spanja është vendi i tretë në botë përsa i përket numrit të infektuarve nga koronavirusi dhe në kuadër të masave parandaluese spanjollët prej javësh ndodhen në izolim.

Autoritet lokale në Madrid kanë vendosur që të argëtojnë qytetarët në kohë karantine duke vendosur ekrane gjigante të lëvizshme vendosen në çdo lagje ku fqinjët mund të shikojnë filma apo seriale të ndryshme.

Nëse në këto ditë gjatë karantinës ju mungon kinemaja, mund të gjendet një zgjidhje. Ideja vjen nga Spanja, ku qeveria lokale për t’ju gjendur më pranë njerëzve sjell në çdo lagje kinemanë e lëvizshme. Kështu, njerëzit që jetojnë në Madrid kanë pasur mundësi të shikojnë filma nga ballkonet e tyre.

Iniciativa në fakt u propozua nga një qytetare nga Madridi, e cila pyeti këshillin e qytetit nëse do të ishte e mundur të realizohej dhe propozimi u aprovua. Kinemaja e re e ballkonit lëviz në një lagje tjetër çdo mbrëmje që njerëzit të shikojnë një film me fqinjët e tyre.

Ndërkohë banorët u shprehën shumë entuziastë dhe treguan se po e shijojnë shumë këtë mënyrë të të parit filma./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!