Kinë raporton 10.31 miliardë dollarë dëme ekonomike si pasojë e fatkeqësive natyrore

schedule12:57 - 6 Shtator, 2023

schedule 12:57 - 6 Shtator, 2023

Dëmet ekonomike të Kinës për shkak të fatkeqësive natyrore në korrik dhe gusht shkuan në 10.31 miliardë dollarë, që është pothuajse dyfishi i humbjeve për gjashtë muajt e parë, njoftoi sot Ministria kineze e Situatave të Emergjencave.

Kina veriore, përfshirë Pekinin, është goditur më shumë si pasojë e tajfunit Doksur në fund të korrikut.

Gati 8.9 milionë njerëz në Kinë u prekën nga fatkeqësitë natyrore muajin e kaluar, përfshirë përmbytjet, me 168 të vdekur ose të zhdukur.

/abcnewsal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!