Kinë-Afrikë, një marrëdhënie simbiotike, por e pabalancuar

schedule10:38 - 25 Maj, 2022

schedule 10:38 - 25 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Asnjë vend tjetër në botë nuk ka investuar kaq shumë në Afrikë sa Kina.  Kina është partneri më i madh tregtar i Afrikës, kreditori dypalësh dhe një burim vendimtar i investimeve në infrastrukturë.

Firmat kineze përbëjnë rreth një të tetën e prodhimit industrial të kontinentit. Infrastruktura digjitale e ndërtuar nga Kina është kritike për platformat në të cilat afrikanët arrijnë të komunikojnë.

Lidhjet politike, ushtarake dhe të sigurisë po bëhen gjithnjë e më të ngushta.

Por të kuptosh marrëdhëniet Kinë-Afrikë është çelësi për të kuptuar kontinentin dhe ambiciet globale të Xi Jinping.

Historia moderne e kësaj marrëdhënie ka tre faza. Gjatë Luftës së Ftohtë, Kina ndihmoi vendin, duke ndërtuar infrastrukturën  dhe parlamenti u përpoq, kryesisht pa sukses, të përhapte maoizmin.

Por shtysa kryesore e marrëdhënies së saj ishte politike. Kina i cilësoi vendet afrikane të pavarura rishtazi si aleatë të mundshëm. Në vitin 1971, kur OKB-ja votoi që Kina të merrte kontrollin e Tajvanit, 26 vende afrikane mbështetën Maon.

“Janë vëllezërit tanë afrikanë ata që na kanë çuar në OKB,” tha ai.

Faza e dytë, nga vitet 1990, u përcaktua nga ekonomia. Për një Kinë në lulëzim, Afrika kishte rëndësi. Nafta dhe metalet u importuan nga kontinenti; tepricat e parave dhe të prodhimit ishin për pjesën tjetër. Vendeve afrikane që sapo kishin eleminuar sundimin njëpartiak dhe i dhanë fund viteve të stagnimit, Kina i ndihmoi duke ndërtuar infrastrukturën, raporton abcnews.al.

Kina u shndërrua nga marrësi neto i ndihmës në “huadhënës i mjetit të parë”. Nga viti 2000 deri në 2014, ndihma kineze dhe, veçanërisht, kreditë nënkuptonin se vetëm Amerika i ndihmoi më shumë nga ana financiare.

Më shumë se gjysma e projekteve të Kinës ishin në Afrikë.

Kjo është ende një periudhë tranzicioni për marrëdhëniet Kinë-Afrikë. Por, siç argumenton Daniel Large i Universitetit të Europës Qendrore në një libër tjetër, “Një epokë e re” është shfaqur nën udhëheqjen e Xi, i cili ka bërë katër turne në Afrikë si president.

Ai “ka rindërtuar marrëdhëniet e Kinës në Afrikë sipas imazhit të tij”, argumenton Large. (Barack Obama ishte presidenti i fundit amerikan që vizitoi vendin). Perëndimi është i alarmuar. Hillary Clinton, sekretarja e shtetit e Obama, foli për një “kolonializëm të ri”.

Mike Pompeo, i cili ishte sekretar i shtetit nën udhëheqjen e Donald Trump, foli për “premtimet boshe” të Kinës. Në vitin 2021, administrata Biden propozoi Build Back Better World (b3w) si një përpjekje për të kundërshtuar Kinën -një përpjekje “e drejtuar nga vlerat” për të financuar infrastrukturën në vendet e varfra.

BE-ja ka lançuar Global Gateway, një plan të ngjashëm. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, ka thënë se ndryshe nga Kina, BE-ja dëshiron të krijojë “lidhje dhe jo varësi”. Megjithatë, këto përpjekje kanë të meta. b3w është pak më shumë se një etiketë e re për bashkëpunimin ndërmjet agjencive në Uashington.

Global Gateway nuk na paraqet shumë mundësi. Por dështimi më i madh në këndvështrimin e Perëndimit për Kinën-Afrikën është konceptual. Ndonjëherë ajo e redukton rolin e Kinës në atë të një kompanie gjigante ndërtimi, raporton abcnews.al.

Tendenca është që ngjarjet në Afrikë të shihen si pjesë e një loje të fuqive të mëdha.

Prandaj duhet të jemi të shqetësuar nga disa veprime të Kinë si ndërtimi i bazave ushtarake, monopolizimi i minierave të kobaltit. Politikanët afrikanë nuk u pëlqen të jenë të patronizuar dhe janë skeptikë ndaj motiveve të Perëndimit. Udhëheqësit afrikanë duan që të kuptohet se ata shpesh nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kenë marrëdhënie të mira me Kinën.

Shumica e afrikanëve mbështesin Kinën. Një studim i 34 vendeve afrikane vitin e kaluar nga Afrobarometer, një grup kërkimor, zbuloi se 63% e të anketuarve mendonin se Kina kishte një ndikim “shumë” ose “disi” pozitiv – më shumë se 60% që thanë të njëjtën gjë për Amerikën.

Sondazhet në shtatë vende afrikane për The Economist by Premise, të kryera në prill, nxorrën në pah të njejtin rezultat. Në çdo vend më shumë të anketuar mendonin se Kina kishte më shumë një ndikim pozitiv se sa negativ.

Asnjëra prej tyre nuk do të thotë të pranosh propagandën e Kinës. Është e pakuptimtë të pretendosh se është e motivuar nga altruizmi. Kina është në mënyrë të pamëshirshme egoiste. Megjithëse Kina ka nxitur korrupsionin dhe shpesh ka mbështetur autokracitë.

Disa firma kineze keqtrajtojnë punëtorët afrikanë dhe po dëmtojnë ekosistemet. Diplomatët e saj punojnë për të bllokuar mbulimin kritik në media dhe për të ndërprerë ndihmën në këmbim të mbështetjes në OKB.

Qeveritë afrikane po përpiqen të negociojnë marrëveshje më të mira.

Afrika dhe Kina kanë të dyja 1.4 miliardë banorë, por Kina është një shtet i vetëm, njëpartiak i disiplinuar brutalisht dhe ekonomia e saj përbën gati 20% të prodhimit botëror. Afrika është një kontinent me 54 vende kryesisht të dobëta, dhe ekonomia e saj vlen vetëm 3% të botës.

Ky raport i posaçëm na nxit për të kuptuar më shumë marrëdhëniet Kinë-Afrikë. Kina dëshiron të pushtojë jugun global. Ai është efektiv në “hardware” – infrastrukturë, tregti, rrjetet e telekomunikacionit por ka një ndikim më keqdashës në “software” – institucionet thelbësore për të ardhmen e Afrikës.

Në sondazhet e Afrobarometrit, shumë më shumë vende renditin Amerikën dhe jo Kinën si modelin e tyre të preferuar të ardhshëm (23 kundër pesë). Në sondazhin tonë nga Premise vetëm dy vende (Etiopia dhe Tanzania) e cilësuan Kinën më të favorshme se Amerikën.

E thënë në mënyrë të vrazhdë: afrikanët vlerësojnë rolin ekonomik të Kinës, por preferojnë demokracinë dhe lirinë ndaj autoritarizmit.

/abcnews.al