Kina zbuloi një fushë nafte në Detin Bohai me rezerva të provuara nafte prej 104 milionë tonësh. Duke cituar gjigantin kombëtar të naftës të vendit, China National Offshore Oil Corporation (CNOOC), agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se zbulimi u bë në fushën naftës Qinhuangdao 27-3, e vendosur rreth 200 kilometra nga bregdeti kinez.
Sipas kompanisë, fusha e naftës ndodhet me një thellësi mesatare uji prej 25 metrash dhe prodhimi ditor i naftës së papërpunuar i një pusi të vetëm vlerësohet të jetë rreth 110 tonësh.
Ky është zbulimi i gjashtë me rezerva mbi 100 milionë tonë në Detin Bohai që nga viti 2019, duke demonstruar perspektivat e gjera të kërkimit të naftës dhe gazit në këtë rajon në det të hapur, sipas CNOOC.
Në fillim të këtij muaji, CNOOC bëri një zbulim të fushës së naftës me një vëllim prej 100 milionë tonësh në Detin e Kinës Jugore, njoftoi kompania të premten. CNOOC synon të prodhojë 700-720 milionë fuçi nafte këtë vit, ku 69 për qind rrjedh nga Kina dhe pjesa tjetër nga operacionet jashtë shtetit.