Kina vendos sanksione ndaj ish-zyrtarëve të administratës Trump

schedule08:29 - 21 Janar, 2021

schedule 08:29 - 21 Janar, 2021

Kina ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të administratës Trump vetëm disa minuta pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, sipas njoftimeve të ministrisë së jashtme kineze.

Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte mes 28 personave që ministria tha se “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

Kina vendosi sanksione edhe ndaj këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.

Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu tha se ata dhe entitetet e lidhura me ta janë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën.

Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi mori presidencën./abcnews.al