Kina u ka vendosur qyteteve më të vogla kufi për ndërtimin e qiellgërvishtësve. Vendi është shtëpia e disa prej ndërtesave më të larta në botë, duke përfshirë Kullën e Shangait, e cila ka 128 kate, shkruan BBC
Raportet lokale vunë në pikëpyetje gjithashtu nevojën e qyteteve me densitet të ulët për të ndërtuar qiellgërvishtës, duke sugjeruar se ato ishin të pavlera dhe jo praktike. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të martën, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave thanë se qytetet me popullsi më pak se tre milionë njerëz do të kufizohen nga ndërtimi i qiellgërvishtësve më të lartë se 150 metra.
Ndërsa qytetet me popullsi më të madhe se 3 milion do të kufizohen nga ndërtesat më të larta se 250 metra. Në mënyrë të ngjashme, qytetet me një popullsi urbane mbi tre milionë, mund të aplikojnë për të ndërtuar një qiellgërvishtës më të lartë se 250 metra.
Ata që miratojnë projekte që shkelin këto rregulla të reja do të mbajnë “përgjegjësi”, theksohet në deklaratë./abcnews.al