Kina thotë se ka lëshuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që mbante një kokë të rreme në Oqeanin Paqësor. ICMB u nis në orën 08:44 me orën lokale të mërkurën dhe “ra në zonat e pritura detare”, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se nisja testuese ishte rutinë dhe pjesë e stërvitjes vjetore të saj.
Lloji i raketës dhe rruga e fluturimit të saj mbetën të paqarta, por media shtetërore kineze tha se Pekini kishte “informuar paraprakisht vendet e interesuara”. Analistët thanë se përshkrimi i testit nga Pekini si “rutinë” ishte befasues, sepse testi i fundit i tillë ndodhi në vitin 1980.
Testet e armëve bërthamore të Kinës zakonisht kryhen brenda vendit dhe më parë ka testuar ICBM në perëndim në shkretëtirën Taklamakan në rajonin e Xinjiang. Pra, kjo besohet të jetë hera e parë që nga viti 1980 që lëshon një ICBM në ujërat ndërkombëtare.
Kur Kina bëri për herë të fundit një provë të tillë – në maj 1980 – ICBM fluturoi 9,070 km dhe u ul në Paqësor. Testi përfshiu 18 anije detare kineze dhe ende konsiderohet si një nga misionet më të mëdha detare të Kinës./abcnews.al