Kina: Termocentrali i parë bërthamor i gjeneratës së 4-të në botë është në funksion

schedule19:32 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 19:32 - 6 Dhjetor, 2023

Kina ka vënë në punë termocentralin e parë bërthamor në botë të gjeneratës së katërt.

Termocentrali bërthamor i Gjirit Qingdao, i vendosur në Shandong në pjesën lindore të vendit, mundësohet nga dy reaktorë me temperaturë të lartë që ftohen me gaz dhe jo me ujë nën presion.

“Operacioni tregtar i stacionit të Gjirit Qingdao ka filluar zyrtarisht,” njoftoi Agjencia Xinhua. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, kjo është premiera botërore e këtij lloji reaktori.

Reaktorët tradicionalë lejojnë që energjia elektrike të prodhohet nga energjia bërthamore. Modelet e reja të avancuara, të ashtuquajturit reaktorë të vegjël modularë ose SMR, mund të përdoren edhe për aplikime të tjera, si kryesisht për ngrohje, shkripëzimin e ujit të detit apo edhe avull për nevoja industriale.