Kina “tërhiqe mos e këput”, Kuleba: Ministri i Jashtëm rikonfirmoi respektin për integritetin territorial të Ukrainës

schedule12:55 - 23 Shtator, 2022

schedule 12:55 - 23 Shtator, 2022

Kina ka rikonfirmuar respektin për integritetin territorial të Ukrainës , sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i ka thënë homologut të tij ukrainas, sipas raportimeve, se “sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen”.

Duke folur në margjinat e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Wang u citua nga media shtetërore kineze të ketë thënë se të gjitha përpjekjet e favorshme për zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë duhet të mbështeten.

Wang “ripohoi respektin e Kinës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi Kuleba në Twitter pas takimit mes dyshes.

Wang ritheksoi gjithashtu “refuzimin e përdorimit të forcës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, shtoi Kuleba. /abcnews.al/