Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un diskutoi me kreun e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Zhao Leji për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e marrëdhënieve.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Kim u takua me Zhao në kryeqytetin Phenian. Kim dhe Zhao diskutuan për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e mëtejshëm të “marrëdhënieve miqësore”.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un theksoi se zhvillimi i “miqësisë shekullore” mes Kinës dhe Koresë së Veriut është politikë “e pandryshueshme” e Phenianit.
Kreu i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Zhao Leji dje u takua me kreun e Komitetit të Përhershëm të Kongresit të Lartë Popullor të Koresë së Veriut, Choe Ryong-hae.
Theksohet se ky ishte takimi i nivelit më të lartë mes dy vendeve në 5 vitet e fundit.