Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi sot se 20 avionë ushtarakë dhe katër anije luftarake kineze janë të angazhuara në operacione rreth ishullit.
Gjithashtu tha se forcat e armatosura të Taipeit, sipas protokollit të vendosur, kanë monitoruar situatën dhe kanë mobilizuar forcat ajrore, marinën dhe sistemet e raketave me bazë tokësore për t’iu përgjigjur këtyre detyrave.
Në detaje, 15 avionë, përfshirë pesë J-16 dhe pesë H-6 hynë në zonën e mbrojtjes së identifikimit ajror jugperëndimor dhe juglindor Adiz, në një lloj gjysmë-rrethimi të ishullit.
/abcnews.al