Kina ka zbuluar prototipin e një treni të ri që mund të arrijë një shpejtësi prej 620 km/orë. Treni funksionon me fuqi superpërcjellëse me temperaturë të lartë (HTS) që e bën atë të duket sikur “noton’ përgjatë shinave të magnetizuara.
Profesori He Chuan, që udhëhoqi punimet për trenin e ri, tha se mund të jetë funksional brenda 3-10 viteve. Kina është shtëpia e rrjetit më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në botë, i cili shtrihet mbi 37.000 kilometra.
Treni i parë i shpejtë në vend me një shpejtësi 431 km/orë filloi të funksionojë në 2003. Në fillim të këtij muaji, vendi debutoi me një tren plumb të krijuar posaçërisht për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta. CR400AF-G mund të udhëtojë deri në 350 km/orë në mot të ftohtë deri në -40 gradë Celsius. /abcnews.al