Presidenti i Kinës Xi Jinping ka premtuar se do të dërgojë rreth një miliard doza vaksine në Afrikë. Nga një miliard, 600 milionë doza do të vijnë nga Kina, ndërsa 400 milionë do të vijnë nga burime të tjera si vendet e prodhimit.
Kina u ka dërguar tashmë doza të vaksinave kundër Covid vendeve afrikane. Premtimi i fundit vjen për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit Omicron që u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore.
/abcnews.al