Kina planifikon të hapë një zonë ekonomike në Hënë

schedule19:01 - 5 Nëntor, 2019

schedule 19:01 - 5 Nëntor, 2019

Pekini ka në plan krijimin e një zone ekonomike në Hënë, duke përfshirë dhe satelitë të saj. Ambiciet ekonomike kineze vazhdojnë ti kalojnë pritshmëritë. Është agjencia Shtetërore Kineze për Hapësirën Ajrore dhe Teknologjinë e cila ka bërë të ditur lajmin dhe ka njoftuar planin për ndërtimin e një zone të tillë. Mësohet se ky projekt mund të nisë nga viti 2050.

Duke të futur në botën e fantashkencës apo filmave të Hollivudit, ky plan parashikon ngritjen e strukturave për industrinë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, por edhe mbi sipërfaqen e saj.

Kina po punon aktualisht për ndërtimin e teknologjisë që do të mundësojë transportin në kosto të ulët të njerëzve dhe mallrave në hapësirë. Teknologjia thuhet të jetë gati deri në 2040-n. Pritet që Pekini të ketë një përfitim prej 10 triliardë dollarësh nga ky projekt.

Kompania private kineze iSpace në muajin korrik ka testuar me sukses një raketë transportuese drejt orbitës, që mund t’i shërbejë edhe këtij qëllimi. Gjithashtu, njoftohet se në 3 Janar, mbi sipërfaqen e Hënës u ul me sukses sonda kineze Çang’e 4./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!