Kina “nuk njeh” pandemi, bum shitjesh për makinat Hongqi

schedule12:35 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:35 - 2 Dhjetor, 2020

Mesa duket pandemia nuk ka ndikuar te shitja e makinave në Kinë.

Shitjet e kompanisë “Hongqi” janë dyfishuar në 11 muajt e parë të vitit me 178.100 njësi.

Vetëm në nëntor, prodhuesi i automjeteve shiti 25.000 makina Hongqi, duke regjistruar një rritje 100% nga viti në vit, që tregon rritjen e kërkesës për automjete, bën të ditur “Xinhua”.

Marka e Sedan Hongqi, që do të thotë “flamuri i kuq”, një ikonë në Kinë, u themelua në vitin 1958 dhe u përdor si një automjet paradë gjatë festimeve kombëtare. Në vitet e fundit, “FAË Group” ka përshpejtuar zgjerimin e portofolit të tij të produkteve.

Ndërkohë, Hongqi E-HS9 SUV i ri, i cili synon tregun e automobilave të nivelit të lartë, pritet të hyjë në treg këtë muaj. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!