Kina nis ndërtimin e termocentralit më të madh diellor në botë

schedule22:54 - 12 Qershor, 2024

schedule 22:54 - 12 Qershor, 2024

China Power Corporation (PowerChina) ka lidhur me rrjetin termocentralin diellor më të madh në botë me një kapacitet prej 3.5 gigavat (GW), i vendosur pranë qytetit Urumqi në Rajonin Autonom të Xinjiang.

Projekti i ri diellor mbulon një sipërfaqe prej 809 kilometrash katrorë dhe, sipas planit, do të prodhojë 6,09 teravat-orë energji elektrike në vit dhe do të furnizojë rreth tre milionë familje në Kinë.

Përveç kësaj, Kina njoftoi fillimin e ndërtimit të një projekti diellor 4.6 GW, i vendosur gjithashtu në Xinjiang.

Ndërtimi do të zgjasë 24 muaj dhe do të zhvillohet në dy faza dhe pritet që ky termocentral diellor të prodhojë përfundimisht 6.67 terewat-orë (TWh) energji elektrike në vit.

Kapaciteti i energjisë diellore në Kinë u hodh 55 për qind në vitin 2023 për të tejkaluar 609 GW, ndërsa kapaciteti i instaluar i energjisë së erës u rrit me gati 21 për qind për të tejkaluar 441 GW.
Qeveria kineze është zotuar të ndërtojë 1200 gigavat kapacitet të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!