Kina nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina

schedule08:59 - 1 Mars, 2022

schedule 08:59 - 1 Mars, 2022

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, sipas mediave shtetërore. Rreth 400 studentë në Odessa, dhe 200 të tjerë nga kryeqyteti, Kiev janë evakuuar të hënën, shkruan CNN

1000 qytetarë të tjerë pritet të evakuohen në vendet fqinje të marten. Planet për fluturime çarter për të evakuuar qytetarët kinezë u pezulluan gjatë fundjavës për shkak të intensifikimit të luftimeve.

Ndryshe nga shtetasit nga shumë vende të tjera, shtetasit kinezë në Ukrainë nuk morën udhëzime për t’u larguar nga vendi përpara se të fillonte pushtimi rus. Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë  kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska ishte e pashmangshme.

Sipas mediave shtetërore, në Ukrainë ndodhen rreth 6,000 shtetas kinezë.

/abcnews.al