Kina në alarm për shkak të tajfunit Yagi, evakuohen mbi 400 mijë persona

schedule10:32 - 6 Shtator, 2024

schedule 10:32 - 6 Shtator, 2024

Rreth 400,000 njerëz janë evakuuar pasi një nga stuhitë më të fuqishme të vitit, tajfuni Yagi, pritet të godasë ishullin turistik të njohur Hainan. Fluturimet janë anuluar, linjat e trenave dhe anijeve janë pezulluar, ndërsa shkollat ​​në rajonin më të gjerë jugor do të qëndrojnë të mbyllura.

Yagi ka dyfishuar forcën e tij pas shkatërrimit që shkaktoi në Filipinet në fillim të kësaj jave, me erëra deri në 240 km/h (150 mph). Yagi mund të shkaktojë dëme “katastrofike” në Hainan dhe Guangdong fqinj, e cila është provinca më e populluar e Kinës.

Të gjitha atraksionet do të mbeten të mbyllura  të paktën deri të mërkurën. Autoritetet kineze thonë se Yagi do të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur bregdetin jugor në një dekadë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!