Kina po ndërton një qytet të ri për të lehtësuar jetën e njerëzve në rast të shpërthimeve pandemike. Zona Xiong’an, e cila ndodhet pranë Pekinit është pjesë e projektit. Teknologjia që do të përdoret për të ndërtuar qytetin do t’i lejojë banorët të jetojnë më të qetë nëse do të ketë një tjetër pandemi, raporton Daily Mail.
Ai përmban hapësira të bollshme për të përmbushur nevojat e banorëve në rast se do të punojnë nga shtëpia. Arkitektët Guallart me qendër në Barcelonë muajin e kaluar fituan një konkurs për të ndërtuar komunitetin në Xiong’an, i cili është promovuar nga Presidenti kinez Xi Jinping si ‘një standard i ri në epokën pas COVID’ që mund të ndërtohet edhe diku tjetër, transmeton abcnews.al
“Ne nuk mund të vazhdojmë të projektojmë qytete dhe ndërtesa sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, tha themeluesi Vicente Guallart.
“Propozimi ynë buron nga nevoja për të gjetur zgjidhje për krizat e ndryshme që po ndodhin, në mënyrë që të krijojmë një jetë të re urbane,” tha ai.
Ndërsa qytetet në të gjithë botën kanë vendosur kufizime për të mbajtur nën kontroll koronavirusin, autoritetet nga Amsterdami deri në Sidney kanë ndërmarrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë ushqimore dhe lëvizshmërinë, duke krijuar më shumë hapësira të gjelbërta, korsi biçikletash dhe duke zhvilluar teknologji të reja. s.ba/abcnews.al