Kina ndalon tatuazhet te futbollistët e kombëtares

schedule09:36 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 09:36 - 30 Dhjetor, 2021

Ministria kineze e Sportit ka ndaluar tatuazhet për futbollistët e kombëtares dhe u ka kërkuar atyre që i kanë t’i “heqin”, në një kohë kur pushteti komunist synon t’u japë fund tendencave të konsideruara vulgare.

Nga muzika te lojërat online, Kina është përpjekur muajt e fundit të rimarrë kontrollin e rinisë së saj dhe të imponojë vlera burrërore, në kundërshtim me një prishje morale që do të vinte nga jashtë.

Në shënjestër janë edhe përmbajtjet “vulgare” të transmetuara në ekranet televizive dhe në rrjetet sociale. Prandaj, rregullatori kinez audiovizual ka bërë thirrje muajt e fundit të vendosë kritere “korrekte” të bukurisë dhe të ndalojë burrat “feminarë” dhe “ndikuesit vulgarë”.

Futbollistët e kombëtares kineze tani kanë “një ndalim zyrtar për të bërë tatuazhe të reja”, tha dje Ministria e Sportit, duke u kërkuar atyre që i kanë ato që t’i “heqin”.

“Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen” gjatë stërvitjeve dhe garave, tha ministria në një deklaratë që ndalon rekrutimin e çdo atleti me tatuazh.

Në përgjithësi, tatuazhet janë të neveritshme në Kinë, e cila mbetet një shoqëri kryesisht konservatore. Por ata kanë disa suksese në qytetet e mëdha, veçanërisht me brezin e ri. Nuk është hera e parë që estetika vjen në futbollin kinez. Federata kishte urdhëruar tashmë lojtarët që të mbulonin tatuazhet e tyre vitet e fundit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!