Zyrtarët kinezë e kanë përshkruar rebelimin e Wagner si “çështje të brendshme” të Moskës, ndërsa një zëdhënës i medias shtetërore hodhi poshtë përçarjet në Rusi si një “iluzion” që po shfrytëzohej nga Perëndimi.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko zhvilloi bisedime më parë në Pekin të dielën. Nuk ishte e qartë nëse ato ishin planifikuar paraprakisht apo erdhën si rezultat i rebelimit të Ëagner.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se mbështet Rusinë në ruajtjen e stabilitetit të saj kombëtar, pa iu referuar në mënyrë eksplicite lidershipit të Putinit.
“Si një fqinj miqësor dhe partner strategjik gjithëpërfshirës në epokën e re, Kina mbështet Rusinë në ruajtjen e stabilitetit kombëtar dhe arritjen e zhvillimit dhe prosperitetit”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al