Katër vjet më parë ishin një superfuqi. Kina fitoi 15 medalje në Lojrat Olimpike të Dimrit që u zhvilluar në Pekin në 2022, nga të cilat 9 të arta, por këtë herë në Itali u desh të priste shumë.
Vendi I madh aziatik ia doli më në fund të kishte kampionët e tij olimpikë në Milano dhe Kortina d’Ampeco, e kjo vetëm dy ditë para përfundimit të spektaklit.
E arta e parë për kinezët u fitua nga Su Jiming në garën që quhet snoubording.
Ai la prapa japonezin Hasegaua dhe amerikanin Kanter, duke thyer mallkimin italian, pasi Kina kishte marrë deri para tij vetëm 3 medalje argjendi dhe 4 bronzi.
Njëzetedyvjeçari konfirmoi titullin e fituar në Pekin katër vjet më parë dhe mbetet një nga sportistët më të të të vendit të tij dhe të botës.
Medalja e dytë e artë u fitua për femra.
Hsu Meng Tao ia doli në stilin e lirë në ushtrimet e kërcimit në ajër, duke pasur epërsi të madhe ndaj rivaleve.
Kinezja veterane 35-vjeçare pati një paraqitje të shkëlqyer dhe fitoi 112.90 pikë, me mbi 10 pikë avantazh ndaj australianes Skot, ndërsa Shao Çi fitoi bronz gjithashtu për Kinën.


