Kina lëshon në det aeroplanmbajtësen e saj më të re

schedule09:06 - 17 Qershor, 2022

schedule 09:06 - 17 Qershor, 2022

Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e saj të tretë, të cilës i është dhënë emri Fujian, njësoj si provinca që ndodhet përballë me ishullin e Tajvanit, sipas CNN.

Lajmi është bërë i ditur  nga televizioni shtetëror CCTV, i cili theksoi se njësia e re e marinës i shtohet Liaoning dhe Shandong, e para e zhvilluar tërësisht në Kinë. Hedhja në det e Fujian erdhi disa javë me vonesë për shkak të valës së Covid-19 që goditi Shangain, duke çuar në bllokimin dhe ngrirjen e aktiviteteve, përfshirë kantieret detare ku ajo ishte në ndërtim e sipër.

E quajtur “Fujian”, anija është aeroplanmbajtësja e parë e Kinës e projektuar dhe ndërtuar në vend.

Përveç sistemit të nisjes, Fujian mban një ngarkesë me më shumë se 80,000 tonë, raportoi Xinhua, duke shtuar se aeroplanmbajtësja do të kryejë teste ankorimi dhe teste navigimi pas nisjes.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!