Kina lëshon me sukses sondën, do të mbledhë mostra nga ana e errët e Hënës

schedule14:02 - 3 Maj, 2024

schedule 14:02 - 3 Maj, 2024

Kina nisi një mision pa ekuipazh në Hënë që synon të mbledhë mostra nga ana e largët e satelitit të Tokës.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të jetë hera e parë që një sondë do të marrë copëza nga ana e errët të hënës, siç është cilësuar nga studiuesit pasi është e padukshme nga Toka.

Një raketë pa pilot që mbante sondën Chang’e-6 u nis nga qendra e nisjes hapësinore Wenchang rreth orës 17:27 me kohën lokale. Sonda pritet të ulet në pellgun e Polit të Jugut-Aitken, i cili është rreth 2,500 km i gjerë dhe deri në 8 km i thellë.

Më pas synon të mbledhë shkëmbinj hënor për të kryer eksperimente. Misioni do të zgjasë 53 ditë, sonda synon të sjellë rreth 2 kg mostra hënore në Tokë për analizë

Ajo anë e hënës ka një kore më të trashë, dhe kjo mund të bëjë më të mundur mbledhjen e materialit që sipas shkencatëreve mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si u formua sateliti i tokës.

Sonda mori emrin e perëndeshës së Hënës dhe një prej figurave më të njohura në mitologjinë kineze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!