Kina kritikon Putin për armët bërthamore, kërkesë Rusisë për qetësi

schedule10:34 - 28 Shkurt, 2022

schedule 10:34 - 28 Shkurt, 2022

Të gjitha palët duhet të qendrojnë të qeta dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Wang Wenbin, pasi presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi futjen në veprim të armëve bërthamore.

Lexo edhe:Ukrainë, 16 fëmijë vdiqën në luftë dhe 45 janë plagosur

Në konferencën për gazetarët, Wank përsëriti “merakun” e Kinës për sigurinë e vendeve në mbarë botën, duke thënë se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen me seriozitet të madh.

KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Sot pritet të zhvillohet takimi i shumëpritur mes dy delegacioneve në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.
Delagacioni ukrainas mbërriti më herët në kufi me helikopter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!