Kina “i pret krahët” Bitcoinit

schedule19:12 - 24 Shtator, 2021

schedule 19:12 - 24 Shtator, 2021

Të gjitha transaksionet që lidhen me kriptovalutat janë të paligjshme dhe duhet të ndalohen, tha banka qendrore e Kinës. Kjo nuk është hera e parë që Pekini përdor gjuhë dhe praktikë të ashpër kundër kriptovalutave.

Të gjitha kriptovalutat, përfshirë Bitcoin dhe Tether nuk mund të përdoren, tha banka qendrore në faqen e saj të internetit, sipas “Bloomberg”.

Kina ndalon bankat, kompanitë e pagesave dhe kompanitë online për transaksionet e kriptomonedhës në çfarëdo mënyre. Qëllimi, thekson Pekini, është frenimi i spekulimeve dhe mbrojtja e pronës së qytetarëve.

Në një deklaratë të përbashkët, dhjetë agjenci qeveritare, përfshirë Bankën Qendrore, Autoritetin Mbikëqyrës Bankar dhe Komisionin e Tregut të Kapitalit, thanë se po punonin së bashku për të mbajtur “presionin e lartë” mbi transaksionet spekulative të kriptomonedhës në tregje.

Kjo direktivë veçanërisht e ashpër shkaktoi një rënie të menjëhershme të “Bitcoin” me 5.5% dhe vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po shprehin shqetësime të forta në lidhje me një flluskë në tregun kinez të pasurive të paluajtshme dhe krizën e “Evergrande”.

Vijay Ayyar, kreu i rajonit Azi-Paqësor në platformën e kriptomonedhës “Luno” u shpreh se qeveria kineze ka bërë deklarata të ngjashme në të kaluarën. Sidoqoftë, kjo ndërhyrje e re vjen në një kohë nervozizmi në treg.

Nga ana e tij, Anthony Trenchev, bashkëthemeluesi i “Nexo”, i tha “Bloomberg” se “Kina po përpiqet “t’i presë krahët” Bitcoinit” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!