Kina fut në karantinë 1.7 milionë banorë

schedule11:53 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:53 - 4 Korrik, 2022

1.7 milionë banorë në Anhuit në Kinë janë vënë në alarm për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të koronavirusit.

Pas njoftimit të rreth 300 infeksioneve të reja nga Covid-19 në në provincën lindore të Kinës, autoritetet njoftuan ashpërsim të masave anti-Covid në vend.

Vendi aziatik ka miratuar një politikë strikte për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke kryer fushata të mëdha testimi dhe duke vendosur karantinë dhe bllokim të detyrueshëm për banorët menjëherë pas shfaqjes së disa rasteve, raporton abcnews.al.

Dy rajone të provincës, Sisian dhe Lingbi, njoftuan, siç raportohet  nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, vendosjen e një bllokimi që prek më shumë se 1.7 milion njerëz, të cilët nuk do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre, vetëm në rast se i nënshtrohen testit për Covid.

Media shtetërore në Kinë transmetoi imazhe të rrugëve të zbrazëta të Xi’an gjatë fundjavës, si dhe imazdhe të banorëve që prisnin në radhë për testin e tyre të gjashtë të Covid.

Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi se 287 raste të reja u zbuluan sot në Anhui, duke e çuar numrin total të rasteve të regjistruara në provincë ditët e fundit në më shumë se 1,000./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!