Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës (PLA) mbetet në gatishmëri të lartë gjatë gjithë kohës dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të “shtypur” çdo komplot separatist për pavarësinë e Tajvanit”, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
PLA do të mbrojë “me vendosmëri” sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Zhang Xiaogang në lidhje me përmirësimin e avionëve të saj luftarakë nga Tajvani dhe blerjen e planifikuar të më shumë avionëve nga SHBA.
Kina e konsideron Tajvanin një nga provincat e saj dhe thotë se favorizon një ribashkim “paqësor” me ishullin, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të dhunës nëse do të jetë e nevojshme.
Nesër do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Tajvan.
/abcnews.al