Kina dëshiron të dërgojë një mision hapësinor pa pilot në Venus

schedule11:40 - 15 Korrik, 2022

schedule 11:40 - 15 Korrik, 2022

Kina po planifikon të dërgojë një mision hapësinor pa pilot në Venus në vitin 2026. Misioni, i cili do të quhet Imazhet e Vullkanit dhe Eksploruesi i Klimës (VOICE), do të udhëtojë në planetin e dytë të sistemit diellor në vitin 2026 dhe do të arrijë në orbitën e tij në vitin 2027.

Siç raporton uebsajti Space.com, sonda do të jetë 350 kilometra nga sipërfaqja e Venusit, duke studiuar evolucionin e saj gjeologjik, proceset termike dhe kimike në atmosferë, si dhe praninë e mundshme të çdo forme jete.

Sipas të njëjtave informacione, misioni ende nuk është miratuar përfundimisht nga autoritetet kineze dhe tani është duke u rishikuar mes projekteve të tjera për sa i përket buxhetit, gatishmërisë teknologjike dhe planit të nisjes.

Shtojmë se NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës aktualisht janë duke punuar në misionet e tyre në Venus.

Përveç kësaj, kompania amerikane RocketLab planifikon të nisë një mision privat në Venus vitin e ardhshëm./abcnews.al