Joshua Kimmich nuk do të largohet nga Bayern Munichu, duke hedhur poshtë spekulimet t shumta për një largim të tij të mundshëm.
Mesfushori gjerman ishte në listën e dëshirave të Barcelonës, por edhe skuadrat angleze si Manchester City, Arsenal e Chelsea që u interesuan për transferimin e tij. Megjithatë ka qenë vet Kimmich që ka mohuar se do të largohet nga “Allianz Arena” gjatë merkatos verore.
28-vjeçari ka folur nga grumbullimi ku është me përfaqësuesen gjermane duke thënë se ka edhe dy vite kontratë me Bayernin dhe synon të arrijë gjëra të mëdha me klubin e tij.
“Në përgjithësi, nuk jam shumë i përfshirë në thashethemet e tregut të transferimeve.
Siç e dinë të gjithë, kam ende dy vite në kontratën time dhe kemi plane të mëdha në Bayern”, u shpreh mesfushori gjerman duke shuar zërat për një largim të mundshëm.
Kimmich ka tetë vite që është pjesë e Bayernit, ku këtë sezon në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë./ h.ll/abcnews.al