Kimmich flet pas eleminimit nga Kupa: Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm

schedule18:40 - 6 Prill, 2023

schedule 18:40 - 6 Prill, 2023

Bayern nuk arriti dot të triumfonte në çerek-finalen e Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”, ku u mposht me rezultatin e ngushtë 1 me 2, nga Freiburg, rezultat ky që padyshim zhgënjeu jo pak “bavarazët” e sidomos teknikun Thomas Tuchel.

Ndër lojtarët më të prekur u duk qartë se ishte “dirigjenti” i mesfushës, Joshua Kimmich, me ato gjeste që bëri në përfundim të përballjes me Freiburg. Për mediat pas ndeshjes Kimich u shpreh haptazi se arsyeja e humbjes ishte mungesa e pasionit dhe dëshirës për të fituar nga lojtarët e tjerë në fushë.

“Qëllimi ynë ishte finalja e Berlinit, por ja që mbetemi deri në këtë fazë. Mund ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen në episode të caktuara. Mungesa e pasionit dhe dëshirës u dallua qartë nga ana jonë. Miqtë luajtën me nervat dhe gjetën momentin e duhur në pickimin final, fundin e lojës.

S’mund të pohoj se ata e merituan kualifikimin falë një loje të merituar. Pritën, u mbrojtën dhe goditën, kaq, ndonëse mjaftueshëm për kalimin drejt gjysmëfinales. Humbja e çdo trofeu përgjatë sezoneve të fundit më djeg gjithmonë e më shumë. Nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm, gjëra do të ishin ndryshe”,- u shpreh Kimmich në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!